Ky është rekordi që Kane ka vendosur në derdin e Londrës Veriore
Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, ka vendosur një rekord në derbin e Londrës Veriore, kundër Arsenal.
Sport
Kane është realizuesi më i mirë në derbin e Londrës Veriore, me golin e shënuar nga pika e bardhë në ndeshjen e sotshme kundër ‘Gunners’, transmeton lajmi.net.
Reprezentuesi anglez tashmë ka nëntë gola të shënuara në këtë derbi, një më shumë sesa Emmanuel Adebayor, i cili ka luajtur edhe me Arsenal edhe me Tottenham.
I treti në listë është Robert Pires me shtatë gola, pastaj janë Thierry Henry, Robin van Persie dhe Gareth Bale me nga pesë.
Kujtojmë se ndeshja mes Tottenham dhe Arsenal u mbyll me rezultatin 1:1, me vendasit që patën fat pasi Aubameyang gaboi nga pika e bardhë./Lajmi.net/