Barcelona – Jordi Alba, arrihet marrëveshja
E ardhmja e Jordi Alba do të jetë te Barcelona.
Sport
Mbrojtësi Jordi Alba do të nënshkruajë kontratë të re pesë vjeçare me Barcelona.
Mundo Deportivo raporton se reprezentuesi spanjoll do të jetë pjesë e kampionëve të La Ligas edhe për pesë sezone, përcjell ‘lajmi.net’.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe agjenti i Alba, kanë nisur bisedimet për zgjatjen e kontratës, dhe duket se tashmë kanë rënë dakord për vazhdimin e saj edhe për pesë sezone.
Alba 29 vjeçar, është pjesë e Barcelonës që nga viti 2012, dhe në 184 paraqitje ka shënuar shtatë gola./Lajmi.net/