Sali Berisha nuk ka më “bodygard”, Garda e Republikës i heq mbrojtjen
Sali Berisha është në protestën e sotme si një qytetar i zakonshëm.
Lajme
Pas vendimit për djegien e mandatit, bëhet me dije se ish-kryeministri nuk ka më oficerë për mbrojtje fizike, që pas postit që ka mbajtur për 8 vite i takojnë me ligj.
Garda e Republikës i ka tërhequr tanimë oficerët nga mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Dy gardistë ishin pranë Berishës që pas ditës që ai nuk ishte më kryeministri i vendit.
Ashtu si u pa edhe ditën e sotme, Berisha shkoi në protestë me shumë shoqërues, por si bëhet me dije ata janë mbështetësit e tij, apo të punësuar nga vetë Berisha.