Një burrë i sëmur mental sulmon gruan me thikë
Një burrë me sëmundje mentale e ka sulmuar gruan e tij me thikë në Gjilan.
Lajme
Ankuesja femër ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me një thikë nga bashkëshorti i saj i sëmurë mental, përcjell lajmi.net.
Si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit.
Thika është gjetur dhe konfiskuar nga policia si dëshmi materiale.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari pas arrestimit dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net/