ZYRTARE: Higuain me prezantim të jashtëzakonshëm te Chelsea

Chelsea më në fund e ka prezantuar zyrtarisht Gonzalo Higuainin.

Merkato

23/01/2019 21:48

Chelsea e ka transferua Gonzalo Higuainin nga Juventus në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Skuadra londineze ka njoftuar se sulmuesi argjentinas do ta bart numrin nëntë në fanellë, numër ky që është i lirë te blutë, ndërsa e kishte bartur Alvaro Morata në sezonin e kaluar, gjersa po e mbyll transferimin te Atletico Madrid.

“Kur më erdhi mundësia që të transferohet te Chelsea, e pranova menjëherë”, tha fillimisht Higuain, përcjell lajmi.net.

“Më pëlqen si klub, pasi ka të arritura historike dhe është njëri ndër klubet më të mëdha në botë.

“Si fëmijë kamë ëndrruar që një ditë të luajë në Premeirligë, andaj dua që këtë besim që ma ka dhënë klubi ta shpërblej me trofe”, ka shtuar më tej argjentinasi. /Lajmi.net/