Lansohet smartfoni që mund t’i bëjë konkurrencë edhe iPhone XS
Motori i kërkimeve “Google” ka lansuar modelin Google Pixel 3, kësaj here në versionin “lite”.
Auto & Tek
Telefoni me sa duket do të kodifikohet me nofkën “Sargo”. Ky smartfon posedon një procesor Snapdragon 670 dhe kapacitet 4 GB RAM memorie, transmeton lajmi.net.
Versioni duket i ngjashëm me Pixel 3, me korniza më të mëdha në pjesën e sipërme dhe të poshtme të ekranit.
Ekrani thuhet të jetë LCD prej 5.56 inç, ndërsa bateria thuhet se ka kapacitetin e 2,2915 mAh.
Aparati fotografik është i ngjashëm me versionet e tjera të Pixel, që përmban një sensor me 12 megapikselë, përformancë po cilësohet si konkurrencë edhe ndaj kamerës së iPhone XS.
Ndiqeni videon për të kuptuar detaje të tjera. /Lajmi.net/