Dreshaj për vdekjen e Skënder Gorqajt: Istogu humbi brenda pak ditësh edhe një polic të denjë
Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’, rreth vdekjes së policit të Istogut, Skënder Gorqaj, i cili ka ndërruar jetë sot pas një ataku në zemër.
Lajme
Dreshaj, ka shkruar se Istogu humbi brenda pak ditësh edhe një polic të denjë.
Shkrimi i plotë:
Papritmas, paska ndërruar jetë Skënder Gorqaj.
Skenda ishte një polic i zoti, i gatshëm për tu përballur me çdo situatë që cenonte rendin dhe ligjin.
Istogu humbi brenda pak ditësh edhe një polic të denjë.
Të qoftë i lehtë dheu Skënder Gorqaj.