Transferimet e dështuara të janarit

Më 1 janar 2019 hapet afati kalimtar i transferimeve në futboll.

Sport

25/12/2018 23:59

Afati dimëror, është një mundësi e mirë për skuadrat që të sjellin emra të rinj për të forcuar pozitat ku kanë çaluar në pjesën e parë të sezonit.

Këto transferime po ashtu mund të ndihmojnë skuadrat që të arrijnë objektivat e vendosur në fillim të sezonit.

Por jo gjithmonë këto transferime dalin të jenë të qëlluara.

Viteve të fundit ka pasur shumë lojtarë që kanë pësuar rënie drastike të formës pasi kanë ndërruar skuadrën, për të hyrë në listën e transferimeve të ‘dështuara’ të janarit, shkuan lajmi.net.

‘Marca’ ka sjellë një listë të emrave të lojtarëve që kanë dështuar si transferime të janarit:

Manucho , Petro Atletico – Manchester United

Victor Valdes, Barcelona – Manchester United

Wilfred Bony, Swansea City – Manchester City

Georgios Samaras, Heerenveen – Manchester City

Andy Caroll, Newcastle United – Liverpool

Juan Cuadrado, Fiorentina – Chelsea./Lajmi.net/