Befason legjenda e Liverpool, i propozon Pochettinos kalimin në Man Utd
Mauricio Pochettino është emri që po përmendët për stolin e Manchester United, edhe pse skuadra veçse ka emëruar Ole Gunnar Solskjaer si trajner.
Sport
Flitet së në fund të sezonit Pochettino do të jetë ai që do të marr timonin e “djajve të kuq”.
Megjithatë, argjentinasi ka një dozë hezitimi, pasi është shumë i lidhur me Tottenhamin.
Por, legjenda e Liveprool, Jamie Carragher ka një këshillë për trajnerin e Spurs.
“Nëse United i ofron Pochettinos pozitën e trajnerit, ai duhet ta pranojë atë” ka thënë fillimisht anglezi, transmeton lajmi.net.
“Pa marrë parasysh çfarë ata fitojnë, Tottenham kur nuk do të jenë të mëdhenj sa United. Ai duhet ta pranojë atë post” ka thënë Carragher.
Manchester United e ka nisur për mrekulli rrugëtimin me Solskjaer, duke fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1:5. /Lajmi.net/