E rrah bashkëshorten, policia në kërkim të tij
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Lipjanit.
Lajme
Në qytetin e Lipjanit, më 25 nëntor në ora 11:00, është raportuar për një rast të dhunës në familje, shkruan lajmi.net.
Siç njofton Policia e Kosovës, viktima femër e nacionalitetit ashkali e ka raportuar rastin në polici, duke thënë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Siç bëhet e ditur, policia është në kërkim të personit të dyshuar. /Lajmi.net/