Punëtorët e ‘IMN Kosova’ protestojnë para komunës së Prishtinës
Punëtorët e “IMN Kosova”, sot do të protestojnë para zyrave të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me fillim nga ora 11:00.
Lajme
Arsyeja e kësaj proteste është mos pagesa e 20% përqindëshit për punëtorët, pas privatizimit të kësaj ndërmarrjeje.
Punëtorët kanë protestuar edhe herë të tjera me kërkesën e njëjtë.
Protestuesit më herët bënë të ditur se janë 250 ish-punëtorë të kësaj kompanie të cilëve iu takon 20 përqindëshi.