Zaha Hadid, qytet “smart” pranë Moskës
Zyrtarët e një prej studiove të arkitekturës më të famshme në botë, “Zaha Hadid”, njoftuan se do të angazhohen me një projekt shumë të madh në kryeqytetin rus.
Auto & Tek
Bëhet fjalë për një qytet “Smart” që do ngrihet pranë Moskës e që pritet të ketë rreth 65 mijë banorë.
Studioja “Zaha Hadid” do të projektojë gjithçka, që nga banesat, shkollat, klinikat, dyqanet, sistemet e transportit dhe hapësirat publike.
Projekti do të bëhet për të rregulluar rritjen e shpejtë të Moskës, popullsia e së cilës është shtuar me 30% në 20 vitet e fundit, transmeton top channel.
Qyteza e re do të lidhet me qendrën e Moskës nëpërmjet një metroje, ndërkohë që e gjithë infrastruktura do të përqendrohet tek instalimi i teknologjisë më moderne.