Martial dëshpëron tifozët e Manchester Unitedit
Anthony Martial ende dëshiron të largohet nga Manchester United.
Sport
Anësori francez është duke e konsideruar seriozisht largimin nga ’Old Trafford’ në fund të sezonit.
‘Mirror’ shkruan 22 vjeçari nuk është aspak i lumtur me minutazhën që ka në dispozicion nga trajneri Jose Mourinho.
Martial ka kontratë me Manchester Unitedin deri në fund të sezonit.
Ditë më parë është raportuar për një marrëveshje të arritur mes tij dhe ‘Djajve të Kuq’ për vazhdimin e kontratës, por që mbetet të shihet se çfarë do të sjellë e ardhmja./Lajmi.net/