Plani i Man City për ndërrimin e gjeneratës duket i frikshëm për kundërshtarët
Manchester City ka grupin më të mirë të lojtarëve në vitet e fundit.
Sport
“The citizens” duken fenomenal në çdo aspekt, nën urdhrat e Pep Guardiolas, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, ka një shqetësim për skuadrën nga Manchester. Mosha e lojtarëve ka alarmuar drejtuesit e klubit.
Ata tashmë kanë filluar të planifikojnë zëvendësimet afatgjate të disa lojtarëve kyç.
Aguero, David Silva, Fernandinho e Kompany janë ata që po planifikohet të zëvendësohen.
Emrat e Krzysztof Piatek, Phil Foden, Frenkie de Jong e Matthijs de Ligt janë emrat potencial.
Në rast se City arrin të nënshkruaj me këta lojtarë (Foden veç është anëtar i City), duket se skuadra nuk do ta ketë problem ndërrimin e gjeneratës. /Lajmi.net/