Mediat në Shqipëri: Kosova mund të besojë, Kosova mund të ëndërrojë
Mediat shqiptare kanë lavdëruar ekipin e Kosovës pas fitores 3:1 në Ligën e Kombeve ndaj Maltës.
Sport
Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë tre pikë të reja në Ligën e Kombeve, duke e mundur Maltën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 3:1.
Rrugëtimi i sigurt dhe pozicioni në vendin e parë në grupin e tretë në Ligën D, kanë bërë që Kosova të marrë merita të mëdha nga mediet e rajonit.
Përgëzimet më të mëdha sigurisht që vijnë nga mediet e Shqipërisë, që kanë vlerësuar lartë ekipin e Kosovës.
“Malta e dobët për Kosovën, “Dardanët” nuk e diskutojnë fitoren”, shkruan Supersport.al.
“Kosova “mbërthen” vendin e parë, likuidon edhe Maltën”, shkruan Telesport.al. “Kosova mund të besojë! Kosova mund të ëndërrojë! Dardanët fituan me rezultatin 3-1 kundër Maltës”, vazhdon tutje kjo medie.
“Kosova bën festë në ‘Fadil Vokrri’, fitore spektakolare ndaj Maltës”, shkruan Panorama Sport.
“Kololli nderon Kosovën, triumfon edhe ndaj Maltës”, shkruan ‘Top Channel’.
/Lajmi.net/