ZYRTARE: Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve

Është zbuluar formacioni i javës në Ligën e Kampionëve.

Sport

04/10/2018 15:27

Xhiroja e dytë në garën më të madhe për klube në Evropë, solli disa befasi, siç ishte humbja e Real Madridit ndaj CSKA Moskës.

Por, skuadrat tjera të mëdha, fituan pa probleme, duke marr tri pikë të reja në Ligën e Kampionëve.

UEFA ka publikuar formacionin e javës, ku më së shumti lojtarë kanë, Juventusi dhe Roma.

Ky është formacioni i javës në Ligën e Kampionëve: Neto; Florenzi, Bonucci, Alex Telles, Alba; Under, Reus, Coutinho; Dybala, Dzeko, Neymar. /Lajmi.net/