Befason Perez: Ja çfarë do t’i thosha Ronaldos, po ta takoja mbrëmë!
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka dhënë një deklaratë të çuditshme.
Sport
Ai ka deklaruar që Cristiano Ronaldo do të kthehet një ditë te Real Madridi, përcjellë “Lajmi.net”.
I pyetur se si do të reagonte po të takohej me Ronaldon në ceremoninë e FIFA-s, ai u përgjigj:
“Do ti jepja një përqafim Ronaldos, ai është pasardhësi i Di Stefanos. Do të kthehet një ditë”, ka deklaruar Perez për “El Chiringuito TV”.
Ronaldo nuk mori fare pjesë në mbrëmjen ku Luka Modric u shpall më i miri në botë për vitin 2018. /Lajmi.net/