Shansi i fundit për Balotellin
Mario Balotelli në periudhë vendimtare për të ardhmen e tij te Italia.
Sport
Mario Balotelli ka shansin e fundit për ta konfirmuar qëndrimin në Kombëtaren italiane.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se sulmuesi i Nice, ka mundësinë e fundit me selektorin Roberto Mancini.
Sulmuesi problematik është rikthyer te “Azzurrët” për ndeshjet e Ligës së Kombeve, përcjell “lajmi.net”.
Italia takohet sonte me Poloninë ku Balotelli pritet të luajë në sulm së bashku me Lorenzo Insignen. /Lajmi.net/