Vetura Audi që riparohet vetë në rast aksidenti
Publikohen pamjet që shfaqin konceptin e makinës së re Audi.Pamjet, e mrekullueshme tregojnë një superautomjet që nuk është parë më parë në rrugë.
Auto & Tek
Modeli është dizajnuar nga projektuesi Daniel Garcia, ku thuhet se riparohet vetë në rast përplasjeje, si dhe ndryshon ngjyrat në mënyrë automatike.
Nuk bëhet e ditur se nga çfarë materiali do të jetë i punuar ky automjet që duket mjaft i veçantë në rrugë.
Përveç pamjeve që janë publikuar, nuk është bërë i ditur asnjë detaj tjetër për këtë model të ri.