Zbulohet top-transferimi i Barcelonës në fund të merkatos
Barca do të dërgojë ofertën drejt Amsterdamit gjatë javës.
Sport
Barcelona do të bëjë edhe një goditje deri në fund të afatit kalimtar.
Sipas “Sport”, katalunasit janë të interesuar për mesfushorin e Ajaxit, Frenkie De Jong, përcjellë “Lajmi.net”.
21-vjeçari kërkohet medoemos nga trajneri Ernesto Valverde, për të forcuar mesfushën e Barcës.
Ajaxi ka bërë të ditur që nuk pranon oferta nën 44 milionë funte.
Katalunasit do të nisin ofertën drejt Amsterdamit gjatë javës. /Lajmi.net/