Haradinaj: Kofi Annan i dha mbështetje të plotë kauzës sonë për liri dhe pavarësi
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me vdekjen e Kofi Anan, bota ka humbur një nga që për vite me radhë i kontribuoi paqes dhe zgjidhjes së konflikteve në botë.
Lajme
Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se Kosova do ta kujtojë përherë atë, që kazuës ton për liri dhe pavarësi i dha mbështetje të plotë.
“Sot bota ka humbur një nga diplomatët më tē njohur që për vite me radhë i kontribuoi paqes dhe zgjidhjes së konflikteve në botë, Kofi Annan”.
“Fituesi i çmimit Nobel, pati rol të madh në kauzën tonë për liri, duke mbështetur bombardimet e NATO-s dhe më pas shtetndërtimin e Kosovës.Do ta kujtojmë përherë, njeriun që kauzës sonë për liri dhe pavarësi i dha mbështetjen e duhur”, ka shkruar Haradinaj./Lajmi.net/