ZYRTARE: Paris Saint-Germain prezanton përforcimin e ri, çmimi 37 milionë euro
Paris Saint-Germain vazhdon me përforcime për sezonin e ri.
Sport
Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Thilo Kehrer.
Ish futbollisti i Schalke 04 ka kompletuar transferimin te skuadra kampione nga Ligue 1.
Kehrer ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2023 me ekipin nga Parc des Princes, përcjell “lajmi.net”.
Ai vjen si blerje e plotë në çmim prej 37 milionë euro. Në të kaluarën ishte kërkuar edhe nga Inter e Juventus. /Lajmi.net/