Rita ndan momente prekëse nga koncerti “UNICEF”: Frymëzuese të jem afër fëmijëve në nevojë
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora mbrëmë ka performuar në Itali.
ShowBiz
Gjatë tërë ditës ajo u argëtua pafund me familjen dhe miqtë në Itali e cila solli imazhe të llojllojshme, shkruan lajmi net.
Nga performanca e mbrëmshme Rita duket tejet e mahnitshme gjersa kishte të veshur një fustan shumëngjyrësh e cila shfaqet pa të brendshme.
“Sonte ishte një frymëzim për mua të performoj që të jem më afër fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë. Është shumë e rëndësishme me përdorë një platformë për të mirë që i motivon njerëzit e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë! Faleminderit Unicef që keni mua një nga ambasadoret tuaj më të besueshëm. Shumë dashuri, e juaja, R”, shkruan ajo. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/BmUZ9Yyn6lF/?taken-by=ritaora