Thaçi: Nëse dështon dialogu, Kosova rrezikon të shndërrohet në Qipro veriore, Oseti…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën për media ka thënë se pa normalizim të raporteve, as Kosova dhe as Serbia nuk mund te lëvizin drejt anëtarësimit.
Lajme
“Nëse ndodh dështimi i dialogut me fajin tonë, Kosova mund të shndërrohet në një Qipro veriore, Oseti, Nagorni Karabah apo Abkazi. BE-ja dhe SHBA-ja janë kundër kësaj gjendjeje të ngrirë, andaj të gjithë në Kosovë e Serbi duhet të punojmë për një marrëveshje te balancuar”, ka thënë Thaçi, raporton lajmi.net.
Sipas tij, këtë liderëve kosovarë në Bruksel ua kanë thënë miqtë e Kosovës.
Këto vende që i përmendi Thaçi janë pa status të definuar dhe nuk njihen si shtete nga bashkësia ndërkombëtare. /Lajmi.net/