Ministri Gashi do të vizitojë Komunën e Podujevës
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi i shoqëruar nga u.d. i Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Naim Rexha do të qëndroj sot për vizitë në Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari i Komunës Agim Veliu.
Lajme
Gjatë kësaj vizite ministri Gashi dhe kryetari Veliu do të vizitojnë gjithashtu edhe Pikë-Kalimin Kufitar në Merdare për të parë nga afër punimet që po zhvillohen, sfidat me të cilat përballen zyrtarët policorë në përmbushjen e detyrave, duke pasur parasysh shtimin e fluksit të udhëtarëve që kalojnë në këtë pikë-kalim kufitar gjatë sezonit veror.