Policia e Kosovës ka lansuar një uebfaqe në të cilën qytetarët mund të informohen rreth gjobave në trafik.
Qytetarët ankohen për sistemin ‘online’ të policisë për gjobat
Qytetarët po vazhdojnë reagimet ndaj sistemit "online" të dënimeve që e ka lansuar Policia e Kosovës.
Lajme
Qytetarë të shumtë kanë nisur të publikojnë në rrjetet e tyre dënimet e paguara të trafikut, ndërsa në sistemin e Policisë figurojnë si të papaguara. Njëri nga ata, Mentor Rafuna, që nuk i është hequr dënimi i ka dërguar këto dëshmi, ku shihet se në sistem figuron ende gjoba e pashlyer, ndërkohë që në foton tjetër shihet pagesa që është bërë në bankë.