Kadri Veseli merr pjesë në tryezën e të “mëdhenjve” që mbahet sot
Me ftesë të institutit “Grupi Ballkanik për Politika” sot do të mbahet një tryezë e përbashkët e partive politike ku do të diskutohet për dialogun me Serbinë.
Lajme
Ftesa i është dërguar të gjitha partive shqiptare parlamentare, ndërkaq që të njëjtat ende nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do ta përfaqësojë partinë e tij në këtë tryezë.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga vetë zyrtarë të lartë të PDK-së të cilët kanë bërë të ditur se kjo parti do të jetë e pranishme në këtë tryezë.
“Po do të marrim pjesë, PDK-ja do të përfaqësohet nga kryetari Kadri Veseli”, i është thënë lajmi.net nga këta zyrtarë.
Vlen të theksohet se tryeza të përbashkëta politike po mbahen tash e një kohë, me tema kryesore atë të dialogut me Serbinë dhe arritjen e një koncensusi politik për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme./Lajmi.net/
Lexoni edhe: