PDK konfirmon takimin e të “mëdhenjve”

Dialogu me Serbinë do të mbledhë edhe një herë spektrin politik rreth një tryeze të rrumbullakët.

Lajme

04/07/2018 11:45

Tryeza e cila pritet të mbahet sot me fillim prej orës 17:00, kësaj rradhe nuk është e organizuar nga ndonjë parti politike, shkruan lajmi.net.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar për lajmi.net se tryeza në fjalë është organizuar nga nga Instituti “Grupi Ballkanik për Politika”  i cili kryesohet nga Naim Rashiti.

Liderët dhe përfaqësuesit e partive që  janë ftuar në këtë tryezë janë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe nënkryetari Enver Hoxhaj, kryetari i VV-së Albin Kurti dhe nënkryetari Glauk Konjufca, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe nënkryetari Blerim Kuçi, nënkryetarët e LDK-së, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Visar Ymeri, kryetari i Nismës Fatmir Limaj dhe sekretari i përgjithshëm. /Lajmi.net/