Pyetje logjike: A e gjen dot çelësin imagjinata juaj?
Këto pyetje logjike po aq sa ju argëtojnë, aq ju shtojnë dhe dëshirën për të sfiduar veten në kohë, shkruan lajmi.net
Fun
Lexoni pyetjet dhe përgjigjuni menjëherë:
- Imagjinoni sikur jeni në një dhomë që nuk ka dalje, nuk ka dyer as dritare as asgjë, pra është e mbyllur në të gjitha anët. Si mund të largoheni nga aty?
- Gjatë një aksidenti rrugor në veturë ndodheshin babai dhe djali i tij. Rrugës për spital babai vdiç, kurse djali u dërgua në sallën e operacionit. Por aty u dëgjua zëri “Nuk mundem ta operoj, ai është djali im.” Si mund të ndodhë kjo?
- Një njeri gjendet në një dhomë, e cila ka vetëm dy dalje: dy dyer. Dera e pare është e konstruktuar në mënyrë të tillë që rrezet e Diellit aty shkrijnë çdo gjë pranë saj. Ndërsa tek dera e dytë gjendet një dragua i cili posa hapet dera shkëmben zjarr. Si arrin të largohet nga aty njeriu që gjendet brenda?
- Një grua 40 vjeçare nuk e ka parë motrën e saj qe 4 vite. Ato vendosën të takohen dhe t’i njohin fëmijët e njëra tjetrës. Gruaja e parë kishte 1 djalë dhe 2 vajza, kurse gruaja e dytë 2 djem dhe dy vajza. Sa motra janë gjithësejt?
Përgjigje:
1. Ndaluni së imagjinuari!
2. Ishte nëna e tij!
3. Pret derisa bëhet natë dhe del nga dera e parë
4. Gjithsej janë gjashtë motra!/Lajmi.net/