Penalltia e Japonisë thyen rekord në një Botëror
Për herë të parë në një ndeshje, ndodhi edhe kjo.
Sport
Penalltia e akorduar në favor të Japonisë ndaj Kolumbisë ka shënuar rekord në një Kampionat botëror.
Për herë të parë në një ndeshje, ndërhyrja e parë e palejueshme nga një skuadër u sanksionua direkt me penallti dhe karton të kuq, përcjell “lajmi.net”.
Kjo i ndodhi Kolumbisë kur Sanchez u ndëshkua me të kuq për lojë me dorë, rast me të cilin nga penalltia shënoi Shinji Kagawa. /Lajmi.net/