Dortmund-PSG, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Signal Iduna Park” do të jetë nikoqir i gjysmëfinales së dytë të Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germain. Në çerekfinale, Dortmundi e eliminoi Atletico Madridin kurse PSG e eliminoi Barcelonën. Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin dhjetor të vitit të kaluar,…

Sport

01/05/2024 20:00

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Signal Iduna Park” do të jetë nikoqir i gjysmëfinales së dytë të Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germain.

Në çerekfinale, Dortmundi e eliminoi Atletico Madridin kurse PSG e eliminoi Barcelonën.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Dortmundi mungojnë Bensebaini dhe Duranville, kurse te PSG nuk do të paraqiten Kimpembe, Kurzawa dhe Rico.

Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.