Mascherano: Sot nuk ishte dita e Argjentinës
Javier Mascherano ka thënë se sot nuk ka qenë dita e Argjentinës në barazimin me Islandën.
Sport
Argjentina dhe Islanda barazuan 1:1 në Moskë, në ndeshjen e grupit B.
Pas ndeshjes, Mascherano ka thënë se Argjentina nuk ka qenë në ditën e saj, teksa kërkon mbështetjen e tifozëve në Kupën e Botës.
“Ne duhet të vazhdojmë, ky ishte vetëm fillimi. Ata u mbrojtën me gjithë skuadrën. Sot nuk ishte dita jonë”, ka deklaruar Mascherano.
“Argjentinasit duhet të na mbështesin, ne kemi nevojë për ata”, ka shtuar ai./Lajmi.net/