“I’m a mess” publikohet nga Bebe Rexha
Bebe Rexha është një nga artistet shqiptare që po shënon shumë suksese në arenën ndërkombëtare.
ShowBiz
Këngëtarja ka kohë që ka paralajmëruar albumin e saj më të ri me titull “Expectations”, shkruan lajmi.net.
Ky album përfshin disa këngë të reja të Bebes, e një prej tyre sapo është publikuar në kanalin YouTube.
Kënga mban titullin “I’m a mess”, ndërsa këngëtarja e solli vetëm në versonin audio, e që nuk ka dhënë ndonjë detaj nëse do t’ia shoqërojë edhe videoklipin.
Kujtojmë që projekti paraprak i saj është “Girls”, këngë kjo në duet me Rita Orën, Cardi B dhe Charli XCX. /Lajmi.net/