Valencia cakton çmimin për shitjen e Zazas
Simone Zaza është nxjerrë në shitje nga Valencia.
Sport
Valencia ka caktuar çmimin për shitjen e Simone Zazas.
Sulmuesi italian ka zgjuar interesim nga ish skuadra e tij nga Serie A, Sassuolo.
Mirëpo, Gianluca di Marzio nga ‘Sky Sport’ ka njoftuar se rikthimi i tij në Sassuolo nuk do të jetë i lehtë, përcjell “lajmi.net”.
Valencia kërkon 20 milionë euro për shitjen e Zazas, shifër kjo e lartë për t’u paguar nga Sassuolo, marrë parasysh edhe kërkesën e lartë për rrogë nga sulmuesi italian. /Lajmi.net/