Funerali i Dj-të suedez do të jetë privat
Ka më shumë se një muaj që DJ i njohur suedez ka ndërruar jetë.
ShowBiz
Dj Suedez, Tim Bergling apo siç njihej Avicii ka lënë pas një karrierë të bujshme profesionale dhe hite të mëdha, shkruan lajmi net.
Vdekjen e tij e përjetuan rëndë miqtë dhe të afërmit ku së fundmi ka qenë familja e Avicii-it ajo që ka folur rreth planeve për funeralin e DJ-it të njohur.
“Ka pasur shumë kërkesa në lidhje me varrimin e Tim Bergling, nga fansat e muzikës së Aviciit. Familja e tij ka konfirmuar se funerali do të jetë privat në prani të njerëzve që ishin më të afërt me Tim. Ata me mirësi kërkojnë nga mediat ta respektojnë këtë”, u tha në deklaratën e lëshuar nga familja, shkruan variety transmeton lajmi net.
Ata kanë kërkuar që mediat të respektojnë këtë dëshirë të tyre, duke mos dhënë informacione më të hollësishme. /Lajmi.net/