Arrihet marrëveshja, Kluivert në Serie A
Justin Kluivert do të largohet nga Ajax Amsterdam duke u transferuar në Serie A.
Sport
Roma vazhdon me përforcime për sezonin e ri.
Klubi nga Olimpico ka arritur marrëveshje me Ajax Amsterdamin për transferimin e mesfushorit të krahut të majtë, Justin Kluivert.
“Corriere dello Sport” raporton se Kluivert brenda kësaj jave pritet të kompletojë transferimin te “Giallorossët”, përcjell “lajmi.net”.
Menaxheri i Kluivert, Mino Raiola ka arritur marrëveshjen për kalimin e talentit te skuadra nga Serie A. /Lajmi.net/