Wenger: Ja kur e zbuloj skuadrën e re

“A do të drejtoj një klub sezonin e ardhshëm? Është një pyetje, që duhet t’i përgjigjem brenda 15 ditëve të ardhshme. Kam ende dëshirë për të qenë trajner", deklaroi Wenger.

Sport

04/06/2018 10:30

Arsene Wenger do të zbulojë emrin e skuadrës së re brenda 15 ditëve të ardhshme.

Ai e ka pranuar që do të jetë akoma trajner, përcjellë “Lajmi.net”.

“A do të drejtoj një klub sezonin e ardhshëm? Është një pyetje, që duhet t’i përgjigjem brenda 15 ditëve të ardhshme. Kam ende dëshirë për të qenë trajner”, deklaroi Wenger.

“Çfarë më shtyn? Është diçka që vjen nga brenda meje, është adrenalina e trajnerit për të përjetuar një ndeshje të bukur futbolli dhe për t’i ndarë emocionet me të tjerët”, shtoi ai. /Lajmi.net/