Emrat e vërtetë të artistëve që ndërtuan karrierën e tyre mbi nofka
Çdo njëri prej nesh kur vjen në jetë pagëzohet me një emër, me të cilin do të njihet gjatë gjithë jetës.

ShowBiz
Pra, emri është ai që na është vënë nga të tjerët, qoftë i mirë apo i keq për ne, i tillë është ngase nuk jemi të pyetemi ne si foshnje rreth një gjëje të tillë, shkruan lajmi.net.
Por, mundësia është që emri të ndërrohet deri në moshën 18 vjeçe apo t’i vendosësh vetes një të ashtuquajtur “nickname”.
Në estradën tonë, e cila është e mbushur me përplot këngëtarë, dëgjojmë emra të ndryshëm, por shumë prej tyre i kanë vënë vetes emrin artistik.
Ashtu si në mbarë botën edhe tek artistët shqiptar, emri artistik vendoset në atë mënyrë që këngëtari të njihet më lehtë me atë emër.
Madje, shumë prej tyre është e vështirë t’ia gjesh emrin e vërtetë, kjo ngase prej fillimit të karrierës është paraqitur me emër artisitk.
Kemi edhe raste kur artisti në gjysmë të karrierës ka vendosur që nga emri i tij siç është njohur prej fillimit në skenë, të vendosë emrin artistik, ngase në atë mënyrë vlerëson se njihet më mirë, ani pse mund të ketë vështirësi që të pranohet në estradë me emër të ri.
Por, ka edhe raste kur artisti ka ndërruar dy herë emrin artistik, por që pa asnjë pengesë është pritur mirë në publik dhe karriera i ecën për mrekulli.
Lajmi.net sjell listën e artistëve shqiptar të cilët krahas emrit të tyre të vërtetë, njihen me nga një emër artistik.
Kjo listë është e gjatë dhe përmban emra të këngëtarëve të rinj dhe të atillë që kanë bërë vite të tëra në skenën muzikore, por që prej fillmit njihen me emër artistik.
Më poshtë mund të shihni se cilët janë këngëtarët që njihen me emra artistik në estradë:
Gili- Fevzije Konushevci
Poni-Shqiponja Karafili
Gena- Briken Lito
Ryva Kajtazi- Ryvanda Kajtazi
Meda- Mehdin Pergjeqaj
Big Mama- Besiana Kasami
Unikkatil- Viktor Palokaj
2po2- Besnik Canolli
Ghetto Geasy- Getoar Selimi
Skivi- Visar Shala
Mc Kresha- Kreshnik Fazliu
Lyrical Son- Festim Arifi
Tuna- Altuna Sejdiu
Agon Amiga- Agon Sylejmani
Stresi- Arkimed Lushaj
Cozman- Ylber Abdullahu
Majk- Kastriot Rexha
Gold Ag-Arian Agushi
Capital T- Trim Ademi
Enca- Ruensa Haxhia
Kida- Orhidea Latifi
Noizy- Rigels Rajku
Young Zerka- Donald Najtellari
Gjiko- Asdren Gjikolli
Fifi- Filloreta Raçi
Real 1- Ilir Zhitia
Dj Blunt-Edon Dedi
Baby G- Gordana Kingji
2Ton- Arton Avdyli
Mozzik- Gramoz Aliu
Getinjo- Getoar Aliu
Stine- Ernest Duka
Big Basta- Gerald Xhari
Bigem- Milot Hasangjekaj
Vig Poppa- Vigan Boletini
Elinel- Granit Bajraktari
Bim Bimma- Burim Kursani
Soni Malaj- Sonja Malaj
Fero-Feronit Shabani
Pra, ashtu sikurse edhe yjet botëror, shembull mund të merren këngëtaret shqiptare që sot gëzojnë famë ndërkombëtare, Rita Ora dhe Bebe Rexha, të cilat në të vërtetë quhen Merita Sahatçiu dhe Bleta Rexha, edhe artistët tanë përdorin emra artistikë. /Lajmi.net/
D.A.