Roberto “ngacmon” futbollistin shqiptar
Mbrojtësi shqiptar, Ivan Balliu nuk është grumbulluar nga trajneri Kristian Panuçi, për 2 miqësoret atë ndaj Kosovës dhe Ukrainës.
Sport
Duke përfituar nga pushimet, 26 vjeçari, i cili është pjesë e skuadrës franceze të Metz, takoi futbollistin Mark Muniesa, i cili është në pronësi të Stok Sitit, ndërsa ishte i huazuar te skuadra e Zhironës.
Balliu postoi një foto së bashku me futbollistin spanjoll, ndërsa nuk mungoi komenti i futbollistit të Barcelonës, Serxhi Roberto.
“A nuk do të jenë 2 partnerë”, ishte komenti i Serxhi Robertos.
“Nëse doni ju mund të…”, ishte përgjigja e Balliut.
Ndërkohë prestari tjetër i fotos, Muniesa ka shkruar: “Së shpejti do të jemi”