Marotta: Ky futbollist nuk do të transferohet në Juventus

Giuseppe Marotta ka sqaruar se klubi kampion nga Serie A nuk do ta tentojë blerjen e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic Savic.

Sport

24/05/2018 13:16

Sergej Milinkovic Savic nuk do të transferohet në Juventus.

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka sqaruar se klubi kampion nga Serie A nuk do ta tentojë blerjen e mesfushorit të Lazios.

“Milinkovic Savic është talent i madh, por marrë parasysh vlerën e tregut nuk do ta ndjekim atë rrugë. Kemi ekip të fortë dhe marrëveshje të rëndësishme në pritje”, deklaroi Marotta, përcjell “lajmi.net”.

Lazio spekulohet se kërkon 150 milionë euro për mesfushorin serb. /Lajmi.net/