Feronikeli dështon të fitojë përsëri, Gjilani dhe Drenica luajnë baras
Janë zhvilluar dy ndeshjet e radhës së xhiros së 32-të të Vala Superligës së Kosovës.
Sport
Të dy ndeshjet e zhvilluara nga ora 16:00, kanë përfunduar barazim 1:1.
Feronikeli dështoi të shënonte fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Starova, duke barazuar në ‘Rexhep Rexhepi’ me Vëllaznimin e Gjakovës.
Edhe ndeshja tjetër e zhvilluar mes Gjilanit dhe Drenicës, ka përfunduar 1:1.
Në xhiron e fundit, luhet përballja mes Vëllaznimit dhe Gjilanit, ku do të përcaktohet se cila skuadër do të luajë në Superligë e cila do të luaj në barazh./Lajmi.net/