Kaq kushton një biletë për ta dëgjuar autorin e hitit “Despacito” në Tiranë
Kënga e Louis Fonsi dhe Daddy Yankee ka qenë hit në gjithë botën gjatë vitit 2017.
ShowBiz
Madje, ka thyer rekord klikimesh, deri tani në kanalin YouTube, kënga “Despacito” numëron mbi 5 miliardë klikime, shkruan lajmi.net.
Kënga “Despacito” do të performohet live në Tiranë nga Daddy Yankee, në koncertin që do të mbahet më 27 korrik në sheshin “Skënderbej”.
Shitja e biletave për këtë koncert ka filluar ka filluar dhe këtë gjë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
Çmimi i biletave për koncertin e parë të Daddy Yankee në Tiranë fillojnë nga 17.50 euro, 27.00 euro deri në 40.00 euro. /Lajmi.net/