Lajm i mrekullueshëm, ja çfarë ka ndodhur me Fergusonin

Sir Alex Ferguson ka filluar të shfaq shenja të përmirësimit pas operacionit urgjent në tru.

Sport

08/05/2018 10:33

Sir Alex Ferguson është zgjuar nga koma.

Mediat angleze raportojnë se ish menaxheri i Man Utd ka filluar të shfaq shenja të përmirësimit pas operacionit urgjent në tru.

Nga informacionet që vijnë nga Anglia mësohet se 76-vjeçari ka mundur madje edhe të komunikojë me familjarët e tij, lajm që gëzon pa masë të gjithë komunitetin e futbollit, që pret me padurim shërimin e skocezit.

Mjekët janë optimistë për periudhën pas operacionit, madje janë shprehur të bindur në rikuperimin e plotë të shëndetit të Ferguson.

Ai u godit nga hemorragjia cerebrale kur ishte në banesën e tij, ndërsa të shtunën iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Royal Hospital në Salford, që ishte e nevojshme për t’i shpëtuar jetën.