Mjekësia ligjore: Organet në Lepenc janë të shtazëve
Organet e brendshme që u gjetën sot në Lepenc, teksa po kërkohej trupi i policit Armend Trena, janë të shtazëve.
Lajme
Lajmin e ka bërë të ditur për KALLXO.com ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu.
“Me kërkesën e policisë sapo i ekzaminova organet e gjetura disa orë më parë. U vërtetua se organet e gjetura u përkasin shtazëve”, tha Gërxhaliu.
Për gjetjen e këtyre organeve tregoi pasdite zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi.
Edhe Gashi tha se organet e gjetura mund t’u përkasin shtazëve, por deklaroi se për këtë do të deklarohet Instituti i Mjekësisë Ligjore.