Kastro Zizo: Dua të lë veten shtatzënë

Kastro Zizo edhe një herë ka befasuar me deklaratat e tij.

ShowBiz

03/05/2018 08:47

Ai njihet nga të gjithë si këngëtari “problematik” që nuk e ka problem t’i shprehë mendimet e tij edhe kur e di që reagimi i të tjerëve nuk do të jetë pozitiv.

Bëhet fjalë për Kastro Zizon, i cili ditën e sotme i ka befasuar të gjithë me një postim që ka bërë në “Instastory”.

“Dua të lë veten shtatzënë, ta pjell dhe në fund t’i bëj moral për kontraceptivët”, shkruan Kastro në postimin e tij, ku vetëm ai e di kuptim e saktë të asaj çfarë ka shkruar.

Së fundmi kantautori ka bërë deklarata të çuditshme në ekran, ku fillimisht tha se “dashuria është për injorantët dhe të varfrit”, e më pas doli duke kërkuar nuse në internet.

Kastro Zizo është baba i një fëmije nga martesa me Erleta Hotin, prezantuesen e njohur e cila ka kohë që nuk është pjesë e ekranit.

Edhe aktiviteti në muzikë i Kastros ka qenë mjaft i vakët kohëve të fundit. /Panorama/