Urimi emocionues i Miriamit për Albanin

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë ndër çiftet më simpatike në estradë.

ShowBiz

20/04/2018 17:00

Që të dy janë shumë të suksesshëm në profesion, sidomos Albani i cili është më shumë aktiv në këtë drejtim, shkruan lajmi.net.

Në familjen e tyre sot ka një arsye më shumë për të festuar, kjo ngase Albani feston ditëlindjen, meqë rast pranoi shumë urime nga miqtë, familjarët dhe kolegët.

Urimin më të veçantë me fjalë dashurie e ka marrë nga Miriami, e cila e vlerësoi atë për sukseset që ka arritur deri tani.

“Te jesh i suksesshem ne profesion eshte arritje e madhe por jo sekreti i lumturise.
Te jesh i suksesshem si NJERI dhe ne familje eshte bekimi i vertete ne jete.
Ti ke ditur gjithmone t’i japesh gjithçkaje rendesine e vete.
Gezuar ditelindjen jeta ime.
Ameli dhe une do te te duam perjetesisht dhe asgje s’do kishte kuptim pa ty.”, shkruan ajo. /Lajmi.net/