Milan – Napoli, rekord nga Donnarumma
Gianluigi Donnarumma do të jetë portieri më i ri që arrin shifrën e 100 paraqitjeve në Serie A.
Sport
Milan – Napoli, do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme për Gianluigi Donnarumman.
Portieri i talentuar në takimin e së dielës në San Siro do ta zhvillojë ndeshjen e tij të 100-të në Serie A.
Në moshën 19 vjeç e 21 ditë, portieri i Milanit do të shënojë një rekord të rëndësishëm, përcjell “lajmi.net”.
Donnarumma do të jetë portieri më i ri që arrin shifrën e 100 paraqitjeve në Serie A. /Lajmi.net/