Buffon cakton ndeshjen e lamtumirës nga futbolli
Gianluigi Buffon pritet të tërhiqet pas përfundimit të këtij sezoni.
Sport
Gianluigi Buffon ka zgjedhur ndeshjen e tij të fundit para pensionimit nga futbolli.
Kapiteni i Juventusit pritet të tërhiqet pas përfundimit të këtij sezoni.
Kurse, e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se Buffon dëshiron të pensionohet më 20 maj, në duelin ndaj Veronës, përcjell “lajmi.net”.
Ballafaqimi në Torino mund të jetë edhe ndeshja e tij e fundit me Juventusin. /Lajmi.net/