Kujdes në trafikun rrugor! Për tre muaj mbi 85 mijë gjoba të shqiptuara në Kosovë
Hyrja në fuqi e ligjit të ri për gjobat në trafikun rrugor, siç duket i ka vetëdijësuar qytetarët e Kosovës në shtimin e kujdesit gjatë drejtimit të automjeteve.
Lajme
Gjatë vitit 2018 vërehet një tendencë e rënies së numrit të gjobave të shqiptuara në trafik për 2.45 % në tremujorin e parë të këtij viti, shkruan lajmi.net.
Në një përgjigje për lajmi.net, nga Policia e Kosovës bëhet e ditur që vetëm gjatë muajve janar, shkurt dhe mars janë shqiptuar gjithësej 85 mijë e 332 tiketa trafiku, që është numër i madh në dukje, por gjithsesi më i vogël se numri i gjobave gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Po në periudhën Janar- Mars të vitit 2017 ishin shqiptuar gjithësej 87 mijë 479 tiketa trafiku në tërë territorin e Kosovës, që do të thotë 2147 tiketa trafiku më shumë se gjatë këtij viti.
Ndryshe, krahas me uljen e numrit të gjobave të shqiptuara në trafik, ulje për periudhën e tremujorit të parë të vitit 2018 krahasuar me atë të vitit të kaluar ka shënuar edhe numri i aksidenteve të trafikut me rreth 20 %./Lajmi.net/