Trajneri i Barcelonës flet për ndeshjen e kthimit ndaj Romës
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është paraqitur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Romën.
Sport
Roma do të jetë nikoqir i Barcelonës në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Katalanët kanë epërsi 4:1 nga ndeshja e parë.
“Do të jetë ndeshje e njëjtë sikurse e para, por do të kenë edhe më shumë intensitet”, ka thënë Ernesto Valverde.
“Nuk mund të mendojmë që kemi fituar tashmë, nevojitet ende për tu vendosur. Ne kemi një rezultat të mirë në Camp Nou, kemi avantazhin, por ne duhet të luajmë sikur të ishte 0-0”./Lajmi.net/